Përhapja e koronavirusit nëpër shtëpi të pleqve ka qenë një pikë kyçe në lidhje me sëmundjen dhe personat e moshuar janë më të rrezikuar.
Ndërsa është e vërtetë që banorët e shtëpisë së pleqve janë veçanërisht të prekshëm ndaj komplikimeve serioze nga sëmundja, të rriturit e moshës së re dhe moshës së mesme, ata në të 30-tat, 40-tat dhe 50-tat mund të kapen nga virusi, transmeton Gazeta Shneta.
Në të vërtetë, shumë nga rastet në SHBA janë raportuar në të rritur dhe të moshës së mesme. Në Kaliforni, 246 raste janë diagnostifikuar në të rriturit nën 64 vjeç ndërsa vetëm 135 kanë qenë në njerëz mbi 65 vjeç.
Në Kolorado, më shumë se gjysma e rasteve janë diagnostifikuar te njerëzit e moshës 30, 40 dhe 50. Në Gjeorgji, 46 përqind e rasteve kanë qenë midis të rriturve nën 60 vjeç.
Vende të tjera, gjithashtu kanë vërejtur raste, përfshirë ato të rënda tek të rinjtë. Ndërsa 38 përqind e pacientëve në Itali kanë qenë mbi 70 vjeç, 37 përqind kanë qenë në vitet e 50-ta dhe 60-ta sipas një studimi të publikuar të martën në Journal of the American Medical Association.
“Në Itali ne po shohim që shumë të rinj po sëmuren shumë”, tha Peter Hotez, doktor në Spitalin e Fëmijëve.
Pavarësisht që është shumë shpejt të analizohet se si virusi do të ndikojë në pjesën më të madhe të amerikanëve, pavarësisht moshës së tyre, është e mundur që njerëzit në të 20-tat dhe 30-tat mund të zhvillojnë sëmundje të rëndë.
Përpjekjet për të përmirësuar virusin dhe minimizuar rreziqet për të tjerët janë thelbësore, thonë ekspertët. /GazetaShneta/