Kur mendojmë për infeksionet seksualisht të transmetueshme, kruajtja vaginale dhe dhimbja e legenit janë simptomat e para që na vijnë në mendje.
Por, infeksionet e transmetuara seksualisht mund të kërcënojnë të gjithë shëndetin tuaj sepse kalojnë edhe në pjesë të tjera të trupit, transmeton Gazeta Shneta.
Fyt
Gonorrea dhe Klamidia janë infeksionet që mund të transmetohen në fyt nëse keni marrëdhënie seksuale me një person që është i infektuar me këto.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, simptoma e vetme është dhimbja e fytit, e cila mund të gabohet për një infeksion normal të fytit.
Fytyra
Nëse keni seks oral me dikë që ka herpes gjenital, ka shanse që ta merrni në buzë. Jo vetëm kjo, herpesi gjenital mund të infeksojë pjesë të tjera të fytyrës tuaj, veçanërisht rreth gojës, hundës dhe gjuhës.
Sytë
Herpesi, Klamidia, Sifilisi dhe Gonorrea janë infeksionet që mund të shkaktojnë infeksion në sy. Shenjat e hershme mund të jenë të ngjashme me atë të infeksionit normal të syve, dhimbje, ënjtje, kruajtje dhe skuqje. /GazetaShneta/