Kjo është periudha kur gjithmonë mund të keni probleme me fytin. Ndonjëherë mund ta zgjidhni pa shkuar te doktori, por në fakt këto probleme janë serioze dhe ju gjithmonë duhet të vizitoheni te një mjek. Edhe nëse keni probleme vetëm në anën e majtë ose të djathtë të fytit. Megjithatë para se të shkoni te mjeku mund të provoni disa nga metodat natyrale të trajtimit.
Piper i kuq
Për të ndihmuar në reduktimin e dhimbjes së fytit që mund të jetë shkaktuar nga një infeksion bakterial ose viral, ju mund të përdorni piper i kuq ‘cayenne’. Ai përmban një përbërje të quajtur ‘capsaicin’që ka veti të lehtësojë dhimbjet, për shkak të aftësisë antibakteriale. Ai mund të ndihmojë në eliminimin e baktereve që shkaktojnë infeksione dhe në reduktimin e inflamacionit.
Si ta përdorni:
Duhet të përzieni 1/2 lugë çaji me piper të kuq ‘cayenne’ me 3 lugë mjaltë. Merrni 1 lugë çaji të kësaj përzierjeje 3 herë në ditë për të lehtësuar dhimbjen në njërën anë të fytit. Nëse djeg shumë, shtoni më shumë mjaltë në përzierje. Mundohuni të mos pini ujë menjëherë pas marrjes së përzierjes. Merreni këtë ilaç derisa infeksioni i fytit të jetë zhdukur plotësisht.
Gargarë me ujë të kripur
Ju mund të përdorni edhe gargarë me ujë të kripur për të ndihmuar në trajtimin e një fyti të infektuar. Mjekët e klinikës “Mayo” rekomandojnë një gargarë me ujë të kripur për të lehtësuar simptomat e një dhimbjeje të fytit. Vetëm shtoni 1/2 lugë çaji kripë deti në një gotë me ujë të ngrohtë. Përzierjeni kripën derisa të jetë tretur e gjitha. Përsëriteni disa herë në ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit dhe për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së infeksionit të fytit.