Nëse punoni para një kompjuteri gjatë gjithë ditës apo qëndroni shumë në telefon, jeni të njoftuar me atë ndjenjën e irrituar, e cila rezulton në lodhjen dhe djegien e syve tuaj. Çdo gjë fillon të turbullohet dhe nganjëherë keni dhimbje të kokës. Ky grup simptomash njihet si tendosje e syve ose sindromi i vizionit kompjuterik dhe është një sëmundje e veçantë e epokës sonë moderne, që përjetojnë më shumë se 60% të amerikanëve.
Për fat të mirë, ka disa gjëra që ekspertët thonë se mund të minimizojnë shqetësimin dhe dëmtimin e syve gjatë qëndrimit para një ekrani gjatë tërë ditës. Këtu janë katër këshilla të lehtë për tu zbatuar që do të bëjnë një ndryshim të madh shkruan Business Insider, transmeton Gazeta Shneta.
Zmadho tekstin
Duke parë tekstin e vogël ju duhet të vendosni fytyrën tuaj më afër një ekrani, duke shkaktuar lodhje dhe dhimbje koke, prandaj preferohet të rritni madhësinë e tekstit dhe kontrastin e ngjyrës për t’i bërë gjërat më të lehta për t’u lexuar.
Kapsitja e syve
Kur ne shikojmë në ekranet, harrojmë t’i kapsojmë sytë tanë, e cila i bën ata që të thahen. Pikat e syve janë një tjetër mënyrë e thjeshtë dhe e dobishme për ta parandaluar tharjen e syve.
Përshtatni ndriçimin
Zverdhja e ekranit mund të shkaktojë tendosje të syve dhe dhimbje koke. Përshtatni ndriçimin me qëllim të shmangies së reflektimeve në ekranin tënd.
Rregulli 20-20
Pas 20 minutash qëndrimi, largoni sytë për 20 sekonda, për të parë diçka rreth 20 metra larg. Sytë e tu kanë muskujt që i ndihmojnë ata të lëvizin dhe të përqendrohen në objekte të ndryshme, por nëse i ngulim sytë në të njëjtën distancë larg për orë të tëra, muskujt e kanë të vështirë të përshtaten sapo t’i lëvizim ata përsëri./Gazeta Shneta/