A ju dridhen duart? Kjo mund të jetë arsyeja

2017-05-03 në ora 13:36
Dridhja e duarve mund të ketë ndodhur kur keni qenë në stres ose të zemëruar. Ose ndonjë sëmundje ju ka sjellur atë. Cilido qoftë shkaku, “dridhja” është emërtimi që ekspertët u japin duarve të lëkundura (ndonjëherë edhe këmbëve). Shkaqet dhe rezultatet mund të jenë mjaft të ndryshme, në secilin person, transmeton lajmi.netDridhja esenciale

Nga të gjitha arsyet e shtrëngimeve, kjo është më e zakonshmja. Mund të quhet dridhje esenciale (ET). Është sëmundja më e përhapur e sistemit nervoz. Zakonisht fillon në duart tuaja, por mund të lëvizë tek krahët, zëri ose pjesë të tjera të trupit.
Kjo sëmundje varet edhe nga gjenet tuaja. Nëse një nga prindërit tuaj ka dridhje, ka shumë gjasa që të përcillet tek ju.

Toksinat në mjedis shkaktojnë disa raste dridhjesh mirëpo duhet më shumë kohë për t’i hulumtuar.

Mosha është një tjetër faktor rreziku. Megjithëse ET mund të ndodhë në çdo moshë, ka më shumë gjasa për njerëzit mbi 40 vjeç.

ET nuk është kërcënuese për jetën, por mund të bëhet më e ashpër me kalimin e kohës. Stresi, lodhja dhe kafeina mund ta përkeqësojnë atë. Dhe, derisa hani, pini, ose shkruani, apo bëni të gjitha detyrat tjera ditore me duart tuaja, do ta keni sfidë shumë më të madhe për ta kaluar.

Kjo gjendje mund të jetë e vështirë për tu trajtuar. Ka ilaçe, por asnjëri nuk punon vazhdimisht. Kirurgjia është një opsion, siç është një trajtim i quajtur stimulim i thellë i trurit, në të cilin mjekët implantojnë një pajisje në trurin tuaj për të ndihmuar në kontrollimin e dridhjeve. Nëse duart e lëkundshme janë një problem për ju, pyesni mjekun tuaj nëse kjo mund të ndihmojë.

Sëmundja e Parkinsonit

Dridhja është një shenjë e hershme e sëmundjes së Parkinsonit, e cila prek 10 milionë njerëz në mbarë botën. Jo të gjithë ata që kanë këtë sëmundje dobësohen, por shumica e njerëzve në fazat e hershme do të kenë lëvizje të lehtë në dorë, në këmbë ose në një gisht të vetëm.

Shumicën e kohës, dridhja ndikon vetëm në njërën anë të trupit tuaj. Më shpesh, kjo ndodh derisa ju i relaksoheni muskujt tuaj. Kjo është arsyeja pse quhet një dridhje pushimi, shkruan webmd, transmeton lajmi.net

Kur lëvizni, dridhja ndalon. Edhe një përkulje e vogël e gishtërinjve tuaj mund të ndihmojë. Ashtu si me llojet e dridhjeve të tjera, stresi mund ta bëjë atë më keq.
Ndërsa jetoni me sëmundjen, dridhja mund të përhapet nga njëra anë e trupit tuaj në tjetrën.

Skleroza e shumëfishtë (MS)

Kjo sëmundje, e cila synon sistemin tuaj imunitar, trurin, nervat dhe palcën kurrizore, gjithashtu mund të shkundë duart tuaja. Ju keni më shumë gjasa të keni dridhje në dorën ose këmbën tuaj. MS mund të shkaktojë shumë dridhje. Më e zakonshme, pra dridhja thelbësore, ndodh kur jeni duke lëvizur.

Tërheqja nga pirja e alkoolit

Dridhja është një nga shenjat e para. Nëse nuk ishit shumë të lidhur, dridhjet mund të zgjasin vetëm disa ditë. Nëse keni pirë shumë, ose për një kohë të gjatë, ata mund të vazhdojnë për një vit apo edhe më gjatë.