Deri tani është thënë se Covid-19 mund të paraqitet me simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë një kollë të vazhdueshme, ethe dhe gulçim. Por një shenjë e habitshme e sëmundjes dallon nga të tjerët dhe kjo është humbja e shijes ose nuhatjes.
Tani, ekspertët mjekësorë kanë zbuluar se kjo simptomë është shumë më e përhapur në pacientët me koronavirus sesa besohej fillimisht.
Dhe nëse përjetoni një humbje të shijes ose nuhatjes, këshillohet që të bëni vetë-karantinim për të paktën një javë për të parandaluar përhapjen e virusit përcjell Gazeta Shneta.
Në një artikull të botuar në The Lancet, studiuesit nga King’s College në Londër thonë se anosmia (humbja e shijes dhe nuhatjes) luan një rol të rëndësishëm në zbulimin e COVID-19.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve në shtatëzani KLIKO KËTU.
Ata analizuan të dhënat nga aplikacioni COVID Symptom Study dhe zbuluan se nga 76,260 njerëz që dolën pozitivë për koronavirus, gati 30 përqind nuk raportuan kurrë ethe ose kollë dhe 16 përqind përjetuan humbje të erë, por jo ethe ose kollë.
Megjithatë, incidenca e humbjes së shijes dhe nuhatjes ishte tre herë më e lartë (65 përqind) tek individët që testuan pozitivisht sesa ata që testuan negativ, që do të thotë se anosmia është parashikuesi më i fortë i infeksionit. /Gazeta Shneta/