A ju kujtohet vogëlushi që tymoste nga 40 cigare në ditë? (Foto)

2017-04-26 në ora 16:21

Aldi Rizal që ishte popullarizuar në vitin 2010, kur u fotografua teksa tymoste duhan në një fshat të varfër në Sumatra të Indonezisë, tani ka gjendje shumë të mirë dhe ka lënë këtë shprehi.

Lajmi bëri bujë kur u kuptua se dyvjeçari pi nga 40 cigare në ditë, pasi shumë organizata për mbrojtjen e shëndetit dhe fëmijëve reaguan ndaj rastit, transmeton Telegrafi.

Madje, qeveria e vendit kërkoi që ai t’i nënshtrohet rehabilitimit dhe të lë vesin e keq.

Pas dy vitesh që nuk përdori duhan, kërkonte të hante shumë dhe shtoi në peshë, andaj prindërit kujdeseshin që të mos i lenin ushqim pranë.

“Godiste murin me kokë, vetëm për të ngrënë, prandaj ia jepnim nga një cigare”, ka thënë nëna e tij.

Mirëpo, tani që është nëntëvjeçar, Rizal i është përkushtuar mësimeve dhe është duke kryer me nota të shkëlqyera klasën e katërt.

Madje, ai është shumë i dashur për shokët, me të cilët ndanë eksperiencat e vështira të jetës.

Në anën tjetër, në Indi fëmijët konsumojnë shumë duhan dhe zakonisht nisin nga mosha pesëvjeçare.