Ju mundojnë këmbët e ënjtura? Mësoni t’i ndihmoni vetes!

2017-04-20 në ora 12:35

Ju propozojmë disa këshilla të dobishme të cilat do t’ju ndihmojnë që të zgjidhni problemin me këmbët e ënjtura në mënyrë natyrale.

Ënjtja e këmbëve është dukuri e keqe dhe e pakëndshme. Këmbët janë pjesë të trupit të cilat përballojnë pjesën më të madhe të ngarkesës, transmeton Telegrafi.

Ngarkesa e tillë mund të shkaktohet me tepricën e kilogramëve, me qëndrim të gjatë në këmbë, me kushte specifike në punë, për shembull duke ndenjur gjatë në pozitë ulur, domethënë ata faktorë të cilët çojnë në lodhje, peshë dhe më në fund rezultati janë – këmbë të ënjtura.

Para së gjithash, mos u bëni dembel, shkoni te mjeku për të konstatuar shkaktarin e ënjtjes… (veshkat, zemra, insuficienca e venave, baraspesha hormonale, etj).

Nëse shkaktari i ënjtjes nuk janë probleme të organizmit tuaj, atëherë mund të provoni të zgjidhni problemin e këmbëve të ënjtura në shtëpi.

Ditët e ngrohta po vijnë, e të ënjturat me dhimbje vetëm sa do të përkeqësohen. Ja se si mund t’i ndihmoni vetes përkundër jetesës jo të shëndetshme!

Masazhi i lehtë

Masazhoni këmbët me krem dhe xhel për venat të cilat i zbusin ënjtjet. Më të mirat janë ato solucione që përmbajnë ekstrakte të gështenjave të egra dhe vajrat esenciale të rozmarinës, sepse ato veprojnë kundër inflamacionit, përmirësojnë qarkullimin dhe tonusin e mureve të venave.

Dushi ftohtë-nxehtë

Dushin ditor shfrytëzojeni për masazh. Me ujë të nxehtë dhe të ftohtë në mënyrë të alternuar u bëni dush këmbëve nga shputat deri te kofshë.

Banja e mbrëmjes

Në ujë të ngrohtë vendosni pak kripë dhe disa gjethe të rozmarinës, dhe nëse këmbët janë shumë të ënjtura, shtoni edhe dy duar gjethe të balsamit. Pas larjes, këmbët thani me peshqir, duke i fërkuar nga gishtat drejt thembrës.

Ushtrimet për qarkullim më të mirë

Sapo të zgjoheni, nxiteni qarkullimin me një ushtrim 10-minutash: duke qëndruar të shtrirë në shpinë, vendosni duart nën mollaqe dhe rrotulloni këmbët sikur të ishit të hipur në biçikletë.

Kur jeni në shtëpi, disa herë në ditë qëndroni të shtrirë në dysheme dhe ngrini këmbët në mur. Pas pesë minutash do të ndieni se si presioni nga këmbët zhduket.