Termi “varësi” na kujton dikë që shpenzon shumë kohë në diçka që ne e konsiderojmë të dëmshme për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Nga kontrollimi i telefonave tona në mënyrë të përsëritur, për të luajtur me aplikacione të veçanta dhe mesazhet, “fajtori” modern po del të jetë përdorimi i tepruar i smartfonëve.
Në mbarë botën, më shumë se dy miliardë njerëz kanë telefona të mençur, ndërsa përdoruesi mesatar kontrollon telefonin e tyre 85 herë në ditë, transmeton GazetaShneta.
Kontrollimi i aplikacioneve të smartphone-ve mund të duket si varësi por, për shumicën e njerëzve, sjellja e përforcuar mund të largohet edhe pa efekte të rënda të tërheqjes.
Një pjesë e vogël e njerëzve mund të jenë më të prirur ndaj varësive të sjelljes në funksionet e smartfonëve, si kumari online, pornografia, lojërat dhe mediat sociale. Klinikisht, nuk mund të bëhesh i varur nga një pajisje, por mund të zhvillosh varësi të sjelljes nga funksionet e smartfonëve, shkruan “The Conversation”.
Ndërkohë, ne duhet të edukojmë të rinjtë rreth përdorimit problematik të internetit dhe t’i ndihmojmë ata të kuptojnë se pse përdorimi i funksioneve në telefonin e tyre të mençur mund të jetë potencialisht humbje e kohës dhe, në rastin më të keq, ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor.
Kjo mund të komunikohet në fëmijërinë e hershme dhe të përforcohet gjatë gjithë fazave të zhvillimit nga vetë prindërit.
Nëse ju jeni një nga ata që shpenzon shumë kohë në rrjete sociale, pyesni veten: çfarë fitoj nga postimi dhe kur kthej mesazhet në internet? A mund të përfitoj të njëjtat përfitime të dobishme nga angazhimet shoqërore ballë për ballë?
Për disa, angazhimi në internet diversifikon angazhimin e tyre të jashtëm shoqëror, ndërsa të tjerët nuk janë në dijeni se shumica e jetës së tyre tani po jetohet në internet./GazetaShneta/