A ka humbur me të vërtetë fëmijën gruaja e aktorit të famshëm, ja ç’thotë ajo

2018-08-01 në ora 19:35

Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Por së fundmi në mediat turke ka qarkulluar lajmi se Sinem ka humbur fëmijën pak javë para se ta sillte në jetë, gjë kjo që ka shqetësuar shumë fansat dhe familjarët e çiftit.

Ky lajm i pavërtetë ka prishur qetësinë e Sinem, e cila ka reaguar e revoltuar me një shkrim në Instastory: “Lajmet e publikuara sot rreth meje janë tërësisht produkt i imagjinatës.

Lajme të tilla, mbi çështje kaq private dhe të ndjeshme, prodhuar nga tryeza mediash vetëm për të tërhequr vëmendje, i konsideroj të pandjeshme dhe të pamëshirshme”, -ka shkruar ajo./BallkanWeb/

– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.