Ikona e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Mediat kanë raportuar se trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar në Morgun e QKUK-së.
Familjarë të saj kanë treguar se “Këngëtarja e Shekullit”, ka kërkuar që kur të vdes, të varroset me ceremoni private, pa përcjellje të mediave.
Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë edhe që të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës. T7 raporton se nesër do të mbahet mbledhja komemorative, e më pas do të bëhet edhe varrimi i saj.
Pagarusha vdiq sot në moshën 86-vjeçare. Ajo ka lënë pas hite si “Baresha”, “E dehun jam”, “Sytë për ty i kam të njomë” e shumë të tjera. /Express/