Ka një lajm të keq për nënat që po lindin shumë fëmijë

2018-08-04 në ora 14:13

Gratë që lindin më shumë se pesë fëmijë janë 70 % më të rrezikuara ndaj Alzheimer –it, përkundër grave që kanë më pak fëmijë, me gjasë më të vogël të preken nga kjo gjendje shëndetësore.

Këtë gjë po e thotë një studim, kryesuesit e të cilit mendojnë se kjo mund të jetë për shkak të rritjes së niveleve të hormoneve estrogjen në fund të shtatzënisë.

Ky hulumtim tregoi se prej 716 gra me pesë ose më shumë fëmijë, 59 nga ato u prekën nga Alzheimer-i, krahasuar me 53 nga 2.751 femrat me më pak fëmijë.

Rezultatet ishin të njëjta edhe pasi u vlerësuan faktorë të tjerë të rrezikut, siç janë kushtet mjekësore, përdorimi i terapisë zëvendësuese të hormoneve dhe ushqyerja me gji, shkruan shendeti +.

Në testet e aftësive të kujtesës dhe të menduarit, gratë që kishin pesë ose më shumë fëmijë kishin rezultate më të ulëta se gratë që kishin më pak fëmijë.

Në një test ku rezultati maksimal është 30 pikë dhe rezultatet prej 24 ose më shumë tregojnë aftësitë e të menduarit normal dhe rezultatet prej 19 deri 23 tregojnë probleme të lehta njohëse, gratë me pesë ose më shumë fëmijë kishin një mesatare prej 22 pikësh, në krahasim me pothuajse 26 pikë për gratë me më pak se pesë fëmijë./albeu/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.