Ka publikuar xhirimin e depilimit të hundës – do të BËRTISNI kur të shihni se si duket

2017-07-03 në ora 18:19

A është i sigurt për shëndetin depilimi i hundës? Nëse më herët i keni eliminuar qimet nga trupi – e dini se sa dhembje shkakton.

Pikërisht, dhembja mund të jetë e paimagjinueshme, posaçërisht nëse qimet i eliminoni me dyllë nga vetullat dhe buza e sipërme, transmeton Telegrafi.

Dhe ky është me siguri shkaku që miliona njerëz janë të fascinuar me këtë video të blogeres e cila depilon brendësinë e hundës së vet.

Sepi Balini ka vendosur që të depilojë qimet nga hunda, ndërkaq rezultati është goxha i tmerrshëm.

Kozmetisti më parë në vrima të hundës vë shkopth druri të zhytur në dyllë, pastaj kap urën e hundës së saj dhe në fund shpejt nxjerr shkopthin.

Sepi gjithashtu ka sqaruar që depilon vetëm pjesën e përparme të hundës, por jo edhe qimet të cilat gjenden pas, sepse e di se sa janë ato të rëndësishme.