Këpucët me taka të larta janë pjesë shumë e rëndësishme në gardërobën e një gruaje, por a paraqet rrezik nëse një grua shtatzënë ecën me këpucë me taka ta larta?
Përgjigja është PO.
Është normale që një grua shtatzënë shton peshë, i ndryshon forma e trupit dhe rrjedhimisht ndryshon edhe qendra e gravitetit e trupit të saj.
Një grua shtatzënë ecën më ngadalë dhe ligamentet e trupit të saj janë më të buta, prandaj nyjet janë më pak stabile dhe shtatzënat shpeshherë kanë dhimbje të muskujve.
Ecja në taka të larta i thekson akoma më tepër këto shqetësime. Për më tepër, nëse një shtatzënë rrëzohet gjatë ecjes, kjo mund të paraqet problem për vetë shtatzënën dhe për beben e saj.
Prandaj, nëse jeni shtatzënë është mirë të mbani këpucë të rrafshëta (sidomos pas javës së 25 të shtatzënisë).
Është shumë mirë që të dukeni bukur gjatë shtatzënisë, por akoma më e rëndësishme është që të ndjeheni rehatshëm dhe të keni shëndet të plotë.