Padyshim që banjot publike janë një vend ku rreziku nga mikrobet është i lartë. Jo më kot, sipas një studimi, 60% e amerikanëve thonë se nuk ulen në ËC-të e banjove publike pa mbuluar më parë pjesën e sipërme me letra.
Është e ditur që bakteret mund të jenë të pranishme, thotë Philip Tierno, drejtor i Mikrobiologjisë Klinike dhe Imunologjisë Diagnostike në Universitetin Mjekësor të Neë York-ut. Pjesa më e madhe janë baktere fekalesh, por fakti që ato ndodhen aty nuk do të thotë se domosdoshmërisht do t’ju sëmurin. Kjo për shkak se lëkura vepron si barrierë efektive për të mos lejuar depërtimin e tyre në trup. Vetëm në rast se keni ndonjë plagë të hapur në trup, rreziku është i madh.
E njëjta gjë vlen edhe për virusin e herpesit, HIV apo sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme. Këto organizma nuk jetojnë shumë gjatë jashtë trupit të njeriut, sidomos në vende të ftohta si tualeti. Dhe për t’ju infektuar duhet që të keni një plag të hapur ose të lënduar. Kështu, shanset janë të ulëta.
Ndër të tjera, Dr. Tierno thekson se përdorimi i letrave është më shumë një barrierë psikologjike, sesa një mbrojte reale fizike. Ato janë të holla dhe zëre se nuk kryejnë asnjë funksion. Pra, me përjashtim të rasteve kur tualeti është i ndotur, nuk ka asnjë rrezik nëse uleni në një tualet të pastër.