Me disa studime tregojnë se kafeja ndihmon zemrën, zvogëlon rrezikun e diabetit dhe mandje mund të zgjasë jetëgjatësinë e një personi.
Këtë javë një studim raoprton se kur gratë pinë kafeinë gjatë shtatzanisë, fëmija i saj nuk duket të ketë ndonjë rrezik të rritur për probleme të sjelljes vite më vonë, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, pasi që ka akoma prova që kafeina paraqet rreziqe për qëndrueshmërinë e fetusit, nënat mund të dëshirojnë të ndalojnë kafenë ose të paktën të pinë kafe me pak kafeinë.
Studimet e mëparshme lidhur me konsumimin e kafeinës së nënës me problemet e shumta në pasardhës, përfshinin funksionin njohës të dëmtuar, peshën më të ulët të trurit, hiperaktivitetin, impulsivitetin dhe reaktivitetin emocional.
Sipas studimit, nuk kishte asnjë lidhje midis kafeinës dhe rrezikut për probleme hiperaktiviteti/vëzhgim, simptoma emocionale, probleme të sjelljes, sjellje të përjithshme ose sjellje prosopjale suboptimale.
Për gratë që konsumuan sasi më të larta të kafeinës gjatë shtatzanisë, fëmijët e tyre kishin tendencë të kishin më shumë probleme me bashkëmoshatarët e tyre. /GazetaShneta/