Disa studime kanë gjetur një lidhje në mes konsumimit të kafesë dhe aftësisë së gruas për t’u konceptuar.
Shumica e ekspertëve thonë se nuk ka ndonjë dëshmi të mjaftueshme për të bërë një përfundim të caktuar rreth lidhjes së kafeinës me fertilitetin.
Megjithëse studiuesit nuk kanë qenë në gjendje të shohin një lidhje të qartë midis kafeinës dhe problemeve të pjellorisë, transmeton Gazeta Shneta.
Në përgjithësi, konsiderohet e sigurt që të konsumoni rreth 200 deri në 300 mg kafeinë gjatë ditës.
Nëse merrni më shumë se kaq derisa përpiqeni të konceptoheni atëherë do të ishte një ide më e mirë sikur të zvogëlonit sasinë e përdorimit.
Si mund ta zvogëloni konsumimin e kafeinës?
Nëse keni lodhje apo dhimbje të kokës atëherë tentoni të zvogëloni përdorimin e kafeinës gjatë ditëve që tentoni të konceptoheni.
Përpiquni që të përgjysmoni përdorimin e kafeinës, p.sh.: keni konsumuar 5 kafe apo të tilla pije që përmbajnë kafeinë gjatë ditës, tani mund t’i konsumoni vetëm 2 apo t’i ndërroni me ndonjë pije tjetër./Gazeta Shneta/