Ka disa gjëra që do të ishte më mirë të mos i dini, pavarësisht se i praktikoni. Dhe numri i orëve të gjumit që keni humbur që kur jeni bërë prind, është në krye të listës.
Nëse mendoni se është mjaft e vështirë të mbijetoni gjatë gjithë atyre netëve, kompania britanike e markës Hillarys ka krijuar një kalkulator të gjumit, i cili është programuar të tregojë të gjitha orët e gjumit të humbur, bazuar në moshën e fëmijëve tuaj. Vetëm përmes kësaj metode, mund të vendosni një shifër përsa i përket lodhjes suaj, transmeton Gazeta Shneta.
Kalkulimin e orëve të humbura mund ta bëni në uebsajtin e tyre, duke klikuar në pjesën e hijezuar të emrit të kompanisë. HILLARYS
Mjafton të shtoni moshën e fëmijës dhe automatikisht do të gjenerohet koha e humbur e gjumit./Gazeta Shneta/