Kaltrina Mikushnica është ndër moderatoret më të dashura për publikun tonë. Atë tashmë mund ta shohim ҫdo ditë në emisionin e mëngjesit, shkruan ORAinfo.
Kaltrina është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.
Sot ajo ka publikuar një foto, ku shihet e shtrirë dhe nuk po duket aq mirë. Duket se ditët e fundit të shtatzënisë, e kanë lodhur paksa Kaltrinën.
Gjithsesi, kjo është shtatzënia e dytë për moderatoren e T7 dhe sadopak përvoja e parë ka mundur t’i dalë në ndihmë.
Përndryshe, Kaltrina ditë më parë realizi një super-foto sesion për ta kujtuar fundin e shtatzënisë së saj të dytë.
Fotografitë dukeshin për mrekulli, me gjithë vëmendjen te barku i Kaltrinës. Dy nga to mund t’i shijoni më poshtë.