“Aktualisht i kam 59 fëmijë të cilët janë lindur nga sperma që e kam dhuruar, edhe shtatë janë para lindjes. Bashkëshortja ime për këtë gjë nuk ka haber dhe ky është sekreti të cilin do ta marr me vete ne varr”, ka thënë donatori, i cili nuk ka dashur të identifikohet, për serinë e BBC-së “Duke kërkuar spermë me çdo kusht”.
Bëhet fjalë për “tregun e zi” të spermës, i cili ka lulëzuar në Britani të madhe, transmeton Telegrafi.
Procedura zyrtare e ngjizjes artificiale në Angli kushton rreth 5 mijë funte, andaj disa nga meshkujt britanezë kanë vendosur ta shesin spermën e tyre për vetëm 30 funte.
Disa femra kërkojnë donatorë që t’i lënë shtatzëna drejtpërdrejt, me marrëdhënie seksuale pa mbrojtje.
Të tjerat gjejnë mjekun i cili do ta bëjë ngjizjen artificiale dhe e gjithë kjo do të kushtojë dukshëm më pak.