Kam hequr dorë nga grimi, për shkak të vajzave të mia

2017-07-03 në ora 15:19

Një grua rrëfen përse është detyruar të heq dorë nga grimi, duke e potencuar se vajzat ishin shkaktari i këtij veprimi.

“Vajza ime nëntë vjeçare qëndronte para pasqyrës, duke spërkatur flokët me ujë dhe duke i rregulluar vahdimisht. Provonte gjëra të ndryshme dhe i ndërronte rrobat shpesh.

Nuk e prisja të fillonte kaq herët me këtë rutinë, do e pranoja po të ishte adoleshente, mirëpo të fillojë me kujdesin e estetikës që në këtë moshë më bëri të mendoj.

Edhe unë qëndroj kohë të gjatë para pasqyrës duke ekzaminuar çdo kënd dhe çdo cep të fytyrës, rrudhat dhe puçrrat në të. Luaj me flokët, kontrolloj dhjamin në stomak dhe në vithe dhe filloj të mendoj keq për veten.

Jam një person i tillë që rregullonte makijazhin që në mëngjes në ditët e festave, me qëllim që të dal mirë në fotografitë familjare, mirëpo pas ankthit që zhvilloi vajza ime për pamjen e saj fillova të ndryshoj.

Tani kam pushuar së përdoruri grim, tani pastrohem, qerohem dhe hidratohem, kujdesem për shëndetin e lëkurës simë e jo për pamjen.

grim-pershendetur-femer-vajzave-nene

Dëshiroj t`u dërgoj mesazh vajzave të mia se mbulimi i lëkurës dhe i trupit nuk është hap i patjetërsueshëm për t`u ndjerë me vetëbesim dhe e bukur.

Ende zbukurohemi në shtëpi por nuk e teprojmë, tani më tepër i kryejmë procedurat e shëndetshme të lëkurës sesa të kalojmë kohë para pasqyrës duke u bërë si bredh.

Shmangia e procesit të makijazhit më ka bërë të ndjehem komod dhe natyral si dhe të dërgoj një mesazh të shëndetshëm për vajzat e mia.”/Gazeta Shneta/