“Unë kam gjysmë truri. Kur njerëzit më takojnë, nuk e kanë idenë për këtë gjë”.
Familja e Jodies nuk kanë zbuluar ndonjë problem derisa ajo mbushi 3 vite, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Një ditë prej ditësh, ajo ra për toke. Kjo gjë iu shpeshtua, madje edhe në shtrat. Të gjitha rëniet i kishte në anën e majtë.
Jodie është në kushte të rralla shëndetësore, të quajtur ‘Rasmussen’s encephalitis’.
Kjo shkakton pezmatim kronik në tru, zakonisht në njërën anë.
“Doktorët na thënë se e vetmja mënyrë për t’u shëruar është heqja e pjesës së trurit të infektuar”, thotë nëna e Jodie.
Doktorët po shpresojnë se nëse arrijnë të heqin pjesën e infektuar të trurit, pjesa tjetër mund ta kompensojë atë dhe të rikthehet në gjendje normale.
Ajo u operua në moshën 3-vjeçare. Operacioni pati sukses dhe të vetmin kufizim që tani ajo ka, është lëvizja e limituar në anën e majtë të krahut. / Gazeta Shneta/