Përgjatë ditës së sotme, Kanada ka autorizuar vaksinën anti covid nga Pfizer për adoleshentët 12 deri në 15-vjeçar.
Rezultatet e provave klinike të vaksinës anti covid nga Pfizer kanë treguar efikasitet deri në 100 përqind për këtë grupmoshë shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Efektet anësore, më të zakonshme, ishin të përkohshme dhe të lehta”, tha Dr.Supriya Sharma.
Përderisa numri i vaksinave është duke u rritur në Kanadë, administrimi i tyre tek kjo grupmoshë mbetet i ulët.
Udhëzimi për fillimin e administrimit të vaksinave tek adoleshentët pritet të caktohet së shpejti nga Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadës.
Së fundmi, edhe Shtetet e Bashkuara pritet të administrojnë vaksinën anti covid nga Pfizer për fëmijët dhe adoleshentët./GazetaShneta/