Kanceri oral, është një ndër kanceret më të zakonshme në mbarë botën. Meshkujt mbi 40 vjeç, ata që konsumojnë alkool dhe duhan kanë më shumë gjasa të kenë një kancer të tillë.
Simptomat megjithëse jo të dukshme, ato përfshijnë plagë të gojës, gjakderdhje, mpirje në gojë dhe ënjtje, transmeton Gazeta Shneta.
Diagnoza e hershme është e vështirë por me rëndësi të madhe në trajtimin e kancerit oral, që përfshin kirurgji dhe terapi rrezatimi.
Kanceri oral është kanceri i gjashtë më i zakonshëm në botë, ndërsa sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, këto raste janë më të shprehura në vendet më të zhvilluara.
Sapo të shihni ndonjë gjakderdhje në gojë, apo çrregullime në fytyrë dhe gojë, apo keni nervozitet dhe humbje të ndjenjave si dhe gunga brenda gojës, telefononi mjekun tuaj./Gazeta Shneta/