Mbase tashmë keni dëgjuar për kancerin e qafës së mitrës dhe kancerin e vezoreve, por është një tjetër kancer i organeve riprodhuese të gruas që nuk merr shumë vëmendje: kanceri i vaginës, njofton Womens Health Magazine transmeton Gazeta Shneta.
Arsyeja pse nuk keni dëgjuar për të është se ky lloj kanceri është shumë i rrallë, sidomos te gratë e reja. Por, sidoqoftë ky kancer ndodhë edhe pse vetëm 15% e grave të prekura janë nën moshën 40 vjeçare.
Kanceri i vaginës nuk është i ngjashëm me kancerin e qafës së mitrës, pasiqë ky i fundit përmbanë qeliza kancerogjene vetëm në pjesën ku lidhet mitra me vaginën, ndërsa kanceri i vaginës e rrezikon të gjithë kanalin vaginal.
Këto janë gjërat që duhet të dini rreth kancerit të vaginës:
#Ekziston më shumë se një lloj i kancerit vaginal
Lloji më i zakonshëm i këtij kanceri është squamous-cell carcinoma. Kjo formë e kancerit fillon në qelizat bazë të cilat janë në dyshemenë e vaginës dhe zhvillohen ngadalë.
Por ky nuk është i vetmi lloj. Lloji tjetër është kanceri vaginal adenocarcinoma, kanceri fillon në qelizat që gjenden afër hapjes së vaginës dhe mukozës apo sekretit vaginal.
#Simptomat janë çdo kund