Këngëtarja Adelina Ismaili është në pritje të fëmijës së saj të parë i cili është djalë por emrin e tij ende nuk kanë vendosur se si t’ia vënë ani pse kanë provuar tash e sa herë.
Aktualisht Ismaili është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe aq mirë po ndihet nëse në këtë moment e pyet dikush sa fëmijë do thotë se do ti donte pa problem dhe me shumë dëshirë edhe 8-të, shkruan lajmi.net
Si një nënë absolutisht më e bukura e estradës këngëtarja thotë se fëmija i saj dëshiron që të jetë i lirë, ta ketë atë hapësirën e fëmijërisë që asaj i ka munguar.