Shkencëtarët amerikanë kanë paralajmëruar se menopauza mund të zgjasë mbi 14 vite.
Ata kanë gjetur raste kur kjo situatë ka vazhduar kaq gjatë.
Sipas studimit, simptomat më të rënda shfaqen kryesisht gjatë shtatë viteve.
Hartuesja e këtij studimi, Nancy Avis tha se mjekët duhet të paralajmërojnë gratë që simptoma të tilla si djersitja dhe nxehtësia në trup mund të zgjasë më shumë nga sa është menduar.
Ekspertët kanë bërë po ashtu thirrje që të bëhet më shumë për të ndihmuar gratë në këtë periudhë.
Në Britani, menopauza nis mesatarisht nga mosha 51- vjeçare.