Tremujori i dytë fillon nga java 13-të dhe vazhdon deri në javën e 28-të. Për shumë gra, tremujori i dytë është më i lehtë sepse sëmundja e mëngjesit fillon të largohet duke e lënë tashmë nënën më energjike dhe duke u ndjerë përsëri si vetja e mëparshme.
Historiku i zhvillimit të fetusit
Javët gestacionale 14 deri në 16
Lëkura e fetusit është transparente dhe flokët e hollë të quajtur lanugo fillojnë të formohen në kokë shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Fetusi fillon të thithë dhe gëlltit copa të lëngut amniotik. Shenjat e gishtave që individualizojnë çdo qenie njerëzore tani janë zhvilluar në gishtat e vegjël të fetusit.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Poashtu, goditjet mund të ndihen në barkun në rritje të nënës, pasi fetusi fillon të lëvizë më shumë.
Për më tepër, gjëndrat e djersës janë zhvilluar dhe mëlçia dhe pankreasi prodhojnë sekrecione të lëngjeve.
Javët gestacionale 17 deri në 20
Foshnja ka arritur një pikë ku lëvizjet po ndjehen më shpesh nga nëna. Vetullat dhe qerpikët rriten dhe thonjtë e vegjël kanë filluar poashtu në gishta – në duar e këmbë.
Lëkura e fetusit po kalon shumë ndryshime dhe fillon të prodhojë vernix në javën e njëzetë.
Vernix është një substancë me pastë të bardhë që mbulon lëkurën e fetusit për ta mbrojtur atë nga lëngu amniotik.
Një rrahje zemre e fetusit mund të dëgjohet dhe nga një stetoskop në këtë kohë gestacionale.
Javët gestacionale 21 deri në 23
Lanugo tani mbulon të gjithë trupin e fetusit. Fetusi ka filluar të ketë pamjen e një foshnje të porsalindur pasi lëkura bëhet më pak transparente ndërsa dhjami fillon të zhvillohet.
Të gjithë përbërësit e syve janë të zhvilluar. Mëlçia dhe pankreasi po punojnë shumë për t’u zhvilluar plotësisht.
Javët gestacionale 24 deri në 26
Fillimi i tremujorit të tretë:
Nëse foshnja juaj do të lindte tani, ajo mund të mbijetojë me ndihmën e teknologjisë mjekësore.
Fetusi ka zhvilluar cikle gjumi dhe zgjimi dhe nëna do të fillojë të vërejë kur të ndodhë secila prej tyre. Gjithashtu, fetusi ka një refleks befasues dhe qeset e ajrit në mushkëri kanë filluar formimin.
Ndër të tjera, truri do të zhvillohet me shpejtësi gjatë javëve të ardhshme. Vlen të ceket se sistemi nervor është zhvilluar mjaftueshëm për të kontrolluar disa funksione kyçe. /Gazeta Shneta/