Karakteristikat e bebeve nga dita e javës kur kanë lindur

2017-03-17 në ora 09:08

Jo vetëm data por edhe dita kur lindin tregon për tiparet e karakterit të bebeve që vazhdojnë të zhvillohen edhe gjatë rritjes së tyre.

Kështu që, edhe nëse nuk jeni bërë ende me bebe, shikoni se si keni qenë kur keni lindur dhe a i keni ende ato karakteristika…

Të hënën

Të lindurit në ditën e parë të javës janë emocional dhe përshtaten lehtë me ndryshimet. Mësojnë shpejtë.

Të martën

Janë kurioz dhe gjithmonë në kërkim të gjërave të reja. Janë bebe shumë të shkathëta

Të mërkurën

Bebet e së mërkurës janë gjithmonë të qeshura. Ju pëlqen të belbëzojnë e ca më vonë, të flasin shumë. Kurioziteti është një tjetër tipar I tyre.

Të enjten

Bebe të lumtura dhe gjithmonë të qeshura. Tepër aktive dhe gjithmonë duke folur.

Të premten

Bebet e së premtes do të jenë fëmijë shumë inteligjent. Janë vëzhgues të mirë dhe tepër të këndshëm.

Të shtunën

Iu pëlqen të qeshin dhe të pikturojnë. Janë shumë të ndjeshëm!

Të dielën

Kanë imagjinatë të zhvilluar dhe ju pëlqen të zbulojnë gjithmonë gjëra të reja. Kanë shumë energji!