Një studim i fundit i prindërve që kujdesen për fëmijët arrin në përfundimin se bllokimet e Covid-19 kanë dhënë disa përfitime të papritura.
Disa njerëz raportuan ndryshime pozitive në marrëdhëniet e tyre familjare, mirëqenien shpirtërore dhe më shumë. Rezultatet u shfaqen në revistën britanike ‘British Journal of Psychiatry’ shkruan MedicalNewsToday përcjell Gazeta Shneta.
Të anketuarit e studimit identifikuan katër fusha kryesore të rritjes personale që rezultuan nga ndërprerja e jetës së tyre gjegjësisht nga të qenurit të ‘nxënë’.
Deri në 48% të të anketuarve raportuan një vlerësim të ri për familjen e tyre.
Prindërit thanë se ata kaluan më shumë kohë me familjet e tyre, gjë që çoi siç thanë ata në një “marrëdhënie më të ngushtë dhe një kuptim më të mirë të njëri-tjetrit”.
Të anketuarit gjithashtu thanë se ata vlerësonin që ishin më të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre.
Me ngadalësimin e jetës me ritëm normal, 22% e pjesëmarrësve në sondazh thanë se atyre u ishte dhënë mundësia të rivlerësojnë vlerat e tyre personale dhe “të rishikojnë atë që është me të vërtetë e rëndësishme”.
Njerëzit e gjetën veten duke përjetuar një “rilidhje me kënaqësi të vogla”, me më pak interes për gjërat materiale.
Meqenëse “jeta ishte ngadalësuar” në karantinë, 22% e të anketuarve raportuan se jetonin në një mënyrë më të shëndetshme me më pak stres.
Një fushë tjetër e zhvillimit gjatë kësaj periudhe ishte edhe rritja shpirtërore, me më shumë kohë për të shqyrtuar pyetjet themelore ekzistenciale.
Krahas freskimit të tyre shpirtëror, individët raportuan që kishin një qëndrim më të mirë ndaj të tjerëve dhe një ndjenjë më të fortë ndaj komunitetit.
Për 11% të pjesëmarrësve në sondazh, pandemia i kishte çuar ata në zbulimin e mundësive të reja dhe aftësive të reja.
Njerëzit ishin të kënaqur që kishin një shans për të zotëruar teknologjitë e përfshira në punën nga shtëpia dhe mësimin e fëmijëve të tyre në distancë.
Kur studiuesit pyetën pjesëmarrësit: “A mendoni se ka ndonjë gjë pozitive për të nxjerrë nga kjo pandemi dhe kufizimet e distancës sociale?”. Prej të anketuarëve 88.6% u përgjigjën me “po”. /Gazeta Shneta/