Një numër i madh i pacientëve janë duke pritur që të kryjenë intervenime të zemrës në QKUK. Ka raste që ata kanë pritur për stentime dhe koronografi për më shumë se një vit. E, siç duket kjo pritje e pacientëve që kamë pësuar infarkt e që kanë nevoja të marrin trajtimin e duhur nuk do të presin edhe aq gjatë.
Kjo për arsye sepse Kardiokirurgjia dhe Kardiologjia Invazive kanë nisur trajtimin e infarktit dhe stentimin emergjent 24 orë në ditë, në shtatë ditë të javës. Derisa janë rreth 350 kosovarë që kanë nevojë për këto trajtime.
Këto komente i ka bërë edhe Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive në QKUK, dr. Tefik Bekteshi i cili ka thënë se lista e pritjeve do të zhduket brenda muajit dhe pacientët nuk kanë përse të presin më shumë.
Por, vendosja e stentave në zemër nuk po zhvillohet normalisht në këtë klinikë, sepse sipas vetë zyrtarëve shëndetësorë, kanë mungesë të stentave.
“Momentalisht e kemi ndalur stentimin elektiv, domethënë të seleksionuar, për shkak se nuk kemi kontingjent të mjaftueshëm të stentave për infarkt akut. Shumë shpejt presim që të furnizohemi. Ne e kemi kontingjentin bazik, por ne presim që brenda një kohe shumë të shkurtër që të furnizohemi plotësisht dhe të vazhdojmë me krejt kapacitetin”, ka thënë ndër të tjerash Bekteshi.
Derisa për këtë lloj stentimi sipas Bekteshit momentalisht janë 50 raste emergjente për stentim.
Për më shumë lajmin e plotë mund ta lexoni në Express.