Kardiokirurgu kosovar Dr. Besnik Kojcici, së bashku me kolegët e tij në klinikën gjermane “Klinikum Dortmund”, kanë kryer një operacion të suksesshëm tek një pacient me zemër në anën e djathtë.
Në njoftimin e klinikës thuhet se pacienti Herbert Schlenter ka lindur me fenomenin e rrallë, por deri më tani nuk ka shfaqur ndonjë ankesë shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.
“Megjithatë Schlenter në muajt e fundit kishte vuajtur nga distresi respirator, për shkak të insuficiencës së një valvule aortike. Operacioni ndonëse i vështirë u krye me sukses nga mjekët senior Dr. Besnik Kojcici dhe Dr. Alexander Blehm, të cilët vendosën një valvul të ri”, thuhet në njoftimin e klinikës.
Kujtojmë se Dr. Besnik Kojcici është me prejardhje nga Kosova dhe për një kohë ka punuar në Spitalin Amerikan në Kosovë. /Gazeta Shneta/