Shëngjini do të mbledh mjekët kardiologë nga Shqipëria dhe Kosova më 28 shtator.
Në një njoftim të Dr. Naltin Shuka, kardiolgëve iu rikujtohet për takimin e 28 shtatorit.
Njoftimi i plotë:
“Konferenca e vjeshtes e SHSHK dhe SHKK 28 shtator
Te nderuar kolege, po ju kujtojme se me 28 shtator zhvillohet konferenca e perbashket me Shoqaten e Kardiologev te Kosoves (SHKK), qe do realizohet ne Princ Resort , Rana e Hedhun Shengjin, Lezhe. Kjo konference do te kete si teme Risite ne Kardiologji 2019, bazuar ne udherrefyesit e fundit te ESC. Do te kete si baze 4 Udherrefyesit e fundit te ESC :
1.Semundjen Ishemike Kronike
2. Dislipidemite
3. Trombembolia Pulmonare
4. Takikardia supraventrikulare
Shenojme qe konferenca do zhvillohet pasdite, prej ores 16:30.
Ju kujtojme gjithashtu se me rastin e kesaj konference do te dale edhe numri i ri i revistes shqiptare te kardiologjise . Personat e interesuar per botim artikujsh origjinal, panoramik ose case report, mund te dergojne keto artikuj ne adresen time te emailit brenda dates 10 shtator. Ju falenderojme! Dr. Naltin Shuka