1. Seksi përforcon lidhjen tuaj.
“Shumë gra bëhen intensivisht të fokusuara në shtatzënitë e tyre, gjë që mund t’i bëjë partnerët të ndjehen të lënë pas dore.”, thotë Pepper Schwartz, profesor i sociologjisë në Universitetin e Uashingtonit në Seattle.
2. Zbulimi i pozicioneve të reja
Për shkak se seksin nuk mund ta bëni në pozitat që e keni bërë para se të ishit shtatzënë, normalisht dihet se hapet rruga për zbulimin e pozicioneve të reja shkruan Fit Pregnancy, transmeton Gazeta Shneta.
3. Seksi i shtatzënësisë përjetohet ndryshe.
“Shtatzënia përshpejton rrjedhjen e gjakut në zonën tuaj pubike, gjë që rrit ndjeshmërinë, kështu që disa gra përjetojnë orgazma me intervale të zgjeruara.”, thotë Claire Jones, mjeke në Spitalin Mount Sinai në Toronto.
4. Orgazmat të bëjnë të ndiheni më qetë
Orgazmat e përfshijnë trupin tuaj me oksitocin, një hormon që prodhon endorfinë, të cilat ju lënë të ndiheni të qeta dhe të lumtura. “Kur e ndjeni vetën të stresuara, keni parasysh se seksi liron endorfina që mund t’ju bëjnë të ndiheni më të qeta dhe madje mund t’iu lehtësoj edhe dhimbjen”, thotë Schwartz./Gazeta Shneta/