Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka hapur konkursin për drejtor të Qendrës Klinike Stomatologjike.
Për këtë pozitë ia kanë mësyrë katër kandidatë, Kastriot Meqa, Zana Sllamniku-Dalipi, Blerim Mehmeti dhe Erza Voca-Mulaj, shkruan Gazeta Shneta.
Dy të fundit, Mehmeti dhe Voca-Mulaj fillimisht nuk u pranuan si kandidat pasi sipas njoftimit nuk e plotësonin kriterin e përvojës. Por më pas të njëjtit kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme dhe janë futur në garë.
QKSUK deri më tani është udhëhequr nga Shefqet Mrasori. /Gazeta Shneta/