Pardje në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, pati tri lindje me binjakë ndërsa në total kishte 39 fëmijë.
Por gjatë ditës së djeshme, numri i lindjeve me binjakë është rritur, e poashtu edhe numri total i lindjeve, raporton Gazeta Shneta.
Katër lindje me binjakë janë regjistruar në Gjinekologji dhe në total 49 fëmijë kanë ardhur në jetë gjatë ditës së djeshme.
Vajzat kanë dominuar kësaj here. Janë 33 bebe të gjinisë femërore dhe 16 djem.
22 nëna kanë lindur me prerje cezariane ndërsa 21 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/