Katër mënyra të thjeshta për ta hequr thartirën nga lukthi

2017-03-31 në ora 15:42

Shumë persona kanë probleme me lukthin, disa prej tyre mbase as nuk e dinë se disa gjëra mund të ndikojnë negativisht në lukthin tuaj ndonëse nuk janë aspak të rëndësishme.

Mirëpo ne ju sjellim listën e katër gjërave që duhet të keni parasysh nëse doni që ta largoni thartirën nga lukthi.

1.Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm atëherë ju rritni prodhimin e hormoneve të stresit, të cilat shkaktojnë thartirën, duke ju vënë kështu në rrezik më të madh të sëmundjeve kronike.

2.Nëse flini në bark apo në shpinë menjëherë pasi që keni ngrënë atëherë shkaktoni thartirë. Mundohuni të flini në krahun e majtë, duke vendosur një jastëk në mes gjunjëve.

3.Lloji i rrobave që i veshni mund të ndikojë në fluksin e thartirës, sidomos nëse jeni në mbipeshë. Rrobat e ngushta rrisin presionin në zonën abdominale, kështu që mundohuni të vishni rroba më të gjëra, në të cilat ndiheni rehat.

4.Përtypni plotësisht ushqimin para se ta kapërdini, pasi që ushqimi i përtypur plotësisht  është më i lehtë për tu kapërdirë, duke zvogëluar kështu shfaqjen e thartirës.