Klinika Infektive njofton se katër pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar shkaku i gjendjes së rënduar me oksigjenoterapi dhe me ventilim mekanik.
Në njoftimin e klinikës, shkruhet se 10 pacientë për momentin janë të hospitalizuar, transmeton Gazeta Shneta.
Prej tyre:
• 6 pacientë janë në gjendje stabile;
• 4 me gjendje të rëndë (2 me oksigjenoterapi dhe 2 në Mjekimin intensiv).
Në klinikë janë edhe 5 pacientë të tjerë negative në Covid-19, por që e vazhdojnë mjekimin. /Gazeta Shneta/