335 mostra janë testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, prej tyre katër kanë rezultuat pozitive me coronavirus.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk raportohet për të vdekur nga COVID-19 përderisa bëhet e ditur se 18 qytetarë të tjerë janë shëruar. Deri më tani mbi 224 mijë qytetarë në nivel vendi janë shëruar nga coronavirusi.
Aktualisht në Kosovë janë 414 raste aktive me COVID-19.
Sa i përketë vaksinimit, për më tepër se një vit janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave anti-COVID. Mbi 822 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza ndërsa 100 mijë prej tyre janë vaksinuar me dozën e tretë dhe përforcuese nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit pasi që vetëm përmes vaksinimit mund të parandalohet vdekja nga kz virus.
Vaksinimi në nivel vendi ka filluar më 29 mars 2021. /Gazeta Shneta/