Katër shenjat e hershme të kancerit ovarian, çdo grua duhet t’i dijë

2017-07-20 në ora 11:13

Kanceri ditëve të sotme është një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në botë. Ai shtë një spektër i gjerë i ëmundjes dhe është përgjegjës për 30% të vdekjeve në Kanada.

Megjithatë, ekziston një hulumtim i ri që tregon se ka vërtet shenja dhe simptoma të kancerit ovarian të fazës së hershme. Kështu, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm dhe ne duhet t’i trajtojmë sa më herët, transmeton Gazeta Shneta.

4 shenjat e hershme të kancerit ovarian

1. Rritja e nevojës së urinimit

Nëse shkoni në tualet shumë më tepër se sa në fazat e mëhershme të jetës, edhe pse keni bërë disa ndryshime në marrjen e lëngjeve, kjo mund të cilësohet si faza e parë e hershme.

2. Vështirësi në ngrënie dhe mangësi në ngopje

Nëse vëreni ulje në oreksin tuaj për më gjatë se tri javë, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj menjëherë.

3. Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe në pjesën e pelvikut

Nëse ndjeni dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut, në regjionin e pelvikut apo edhe në pjesën e poshtme të shpinës gjatë ciklit menstrual, kjo është diçka normale. Megjithatë, nëse i përjetoni këto dhimbje edhe pas ciklit menstrual, kjo nënkupton se keni shenjën e hershme të kancerit ovarian dhe duhet ta vizitoni mjekun për një trajtim të hershëm.

4. Fryerje të vazhdueshme të barkut

Nëse keni stomakun të fryrë gjatë gjithë kohës dhe vazhdon për tri javë rresht, mund të nënkuptoj se qelizat e kancerit janë në rritje.

 

Të gjitha këto simptoma shpesh ngatërrohen me problemet me traktin gastrointescional.

Nëse vetëm keni filluar t’i zhvilloni këto simptoma, është shumë e rëndësishme t’i monitoroni ato./Gazeta Shneta/