Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se numri i njerëzve me diabet në nivel global është 422 milion. Ndërmjet viteve 1980 dhe 2014 numri i personave me këtë sëmundje pothuajse u dyfishua, transmeton GazetaShneta.
Pavarësisht përhapjes së lartë, diabeti ende rrezikon të keqkuptohet. E këto janë disa keqkuptime të zakonshme rreth tij:
1. Diabeti është thjesht një çrregullim i pankreasit
Është e vërtetë se diabeti prek pankreasin por nuk duhet të mendohet vetëm si një sëmundje që ndikon trupin vetëm nga qafa e poshtë. Nëse shohim edhe nga një këndvështrim tjetër, nuk duhet të mungojë edhe ndikimi psikologjik i jetesës me këtë gjendje. Njerëzit me diabet kanë më shumë gjasa të preken nga depresioni; ekziston edhe një formë e veçantë e depresionit që shoqërohet me diabet të njohur si “depresioni i diabetit”. Kjo ndodhë kur personi me diabet lufton për të përballuar menaxhimin e gjendjes së tyre, përcjellë “The Conversation”.
Duke pasur këtë sumëndje njerezit kanë sfida të mëdha me gjendjen e tyre mendore. Hulumtimet sugjerojnë se diabeti mund të ndikojë në aftësinë për të menduar në mënyrë të qartë, për të u përqëndruar dhe për të sjellë në mend kujtime të vjetra.
2. Vetëm njerëzit në mbipeshë mund të preken nga diabeti
Ka një lidhje të fortë midis diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës, por kjo nuk do të thotë se të gjithë ata që janë diabetikë janë në mbipeshë. As nuk do të thotë që kushdo që ka kile të tepërta do të zhvillojë diabetin.
Ndërsa, diabeti i tipit 1 nuk lidhet me obezitetin. Ajo konsiderohet të jetë një çrregullim autoimun, që do të thotë se sistemi imunitar i trupit sulmon qelizat që prodhojnë insulinë në pankreas. Është një sulm shumë i suksesshëm; një diabet tip 1 nuk është më në gjendje të prodhojë insulinë. Ka disa dëshmi se iabeti i tipit 1 është gjenetik, por jo të gjithë që kanë gjene që mund të zhvillojnë diabetin do ta kenë atë. Ekzistojnë gjithashtu disa prova se diabeti i tipit 1 mund të shkaktohet nga një virus.
3. Ju duhet të injektoni rregullisht insulinën
Diabetikët e tipit 1 kërkojnë terapi të insulinës, por kjo mund të bëhet duke përdorur pompat e insulinës. Këto pajisje reduktojnë nevojën për të injektuar rregullisht insulinën. Insulina merret me injektim nëpërmjet një gjilpëre, e cila është bashkangjitur në një pjesë të tubave dhe pastaj në pompë, dhe ka disa përparësi për këtë metodë. Njëra është më diskrete në mënyrë që të shmanget ekspozimi në publik. E dyta është se zvogëlon nevojën për të gjetur vende të ndryshme të injektimit.
Por nuk është e thënë që insulin të merret gjatë tërë jetës. Nëse personat që kanë sëmundjen fillojnë të bëjnë ndryshime të stilit të jetesës ose nëse diagnostifikohen në fazat e hershme, mund ta menaxhojnë me sukses me pilula, të tilla si metformina.
4. Diabeti është i lehtë për tu menaxhuar
Ka disa dëshmi se një dietë me kalori të ulët mund të kthejë nivelet e glukozës në gjak duke e kthyer gjendjen normale, gjë që ka çuar në sugjerime se kjo mund të sjellë shërim. Por nuk ka dëshmi se kjo është e përhershme dhe shumica e mjekëve pajtohen se diabeti (me përjashtim të diabetit gestational) nuk zgjatë për tërë jetën.
Komplikimet serioze afatgjata të diabetit janë amputimi i gjymtyrëve, humbja e shikimit dhe sëmundja kardiovaskulare. Kjo është arsyeja pse ekziston një shqyrtim rutinë për të monitoruar këto aspekte të shëndetit diabetik. Shkurtimisht, disa komplikime të diabetit mund të vrasin.
Por , për shumicën e njerëzve, diabeti edhe mund të zgjatë për jetë. Është një sëmundje serioze, e paparashikueshme dhe nganjëherë shumë e lodhshme. Prandaj është jetike rritja e ndërgjegjësimit për realitetin e jetesës me diabet në mënyrë që të lehtësohet dhe përmirësohet jeta e të prekurve nga diabeti./GazetaShneta