Një djalosh 4-vjeçar nga lagja “Emshir” po trajtohet në klinikën infektive pasi është kafshuar nga qeni.
Mjekët që po merren me kurimin e tij thanë se gjendja e fëmijës është stabile dhe se djaloshi ka disa plagë në këmbë e shpinë, njofton Klan Kosova.
Vetë mjekët e kësaj klinike tregojnë se pranojnë shumë raste të kafshimit të qenit.
E praninë e shumë qenve edhe në lagjen ku jetojnë e pranojnë edhe prindërit.