Një nënë në Australi Kelly Coon shpërndan një rrëfim, që mbetet një mësim edhe për fëmijët e saj, por duhet të jetë edhe për të gjitha nënat në botë.
Mund të jetë e vështirë të qëndroni dhe të shikoni fëmijën tuaj duke bërë gabime, por në një afat të gjatë mund ta ndihmojë fëmijën edhe më shumë, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Dhe ndonjëherë, dështimi nuk është aq i tmerrshëm që të ketë një efekt të madh në jetën tuaj. Një dështim i vogël, një “F” në një ese të vitit të parë, vazhdoj të më brengoste për një vit të plotë. Sigurisht, një notë e keqe duket si një goditje e madhe.
Kam bërë një takim të menjëhershëm me profesoreshën time, për të diskutuar. Kur hyra në zyrën e saj, ajo u ul në buzë të tryezës së saj kishte syza me madhësi të madhe. “Unë nuk shkruaj ese të dështuara,” arrita të them mbushur me lot. “Këtë herë e bëtë”, tha ajo me butësi dhe vazhdoi të përshkruajë gabimet e mia të shumta.
Një orë më vonë, ajo më citoi Samuel Beckett ndërsa unë u largova duke qarë nga zyra e saj. “Tash provoje. Ke dështuar ndonjëherë. S’ka rëndësi. Provo përsëri. Dështoni sërish. Dështoni pak më mirë “.
Mësimi i saj i fuqishëm në lidhje me punën e madhe të suksesit nuk rezononte deri sa të më thoshte se janë vetëm plagët e egos dhe të kuptoja se duhej të jepja një tjetër përpjkeje. Këtë herë me qëllim më të mirë. Kjo orë me profesoreshën time më siguroi një qëndrueshmëri që zgjati më shumë se 20 vjet.
Ndërsa këtë mësim ajo vazhdon ta bëjë edhe me djalin e saj, pasi dështimi është përpjekje për të arritur në një sukses më të madh./Gazeta Shneta/