KEG Clinic ofron shërbime në fushën e ortopedisë, nga artriti deri te problemet me shtyllën kurrizore

2021-11-20 në ora 10:25

Ortopedia – trajton dhe përpiqet të parandalojë problemet dhe sëmundjet që mund të ndikojnë në sistemin kompleks të muskujve, kockave, tendinave, ligamenteve dhe nervave, të pranishëm në trupin e njeriut.

Çfarë problemesh trajtohen më shpesh?

Format e artritit dhe osteoartritit, thyerje të kockave, zëvendësimi, me proteza, të nyjeve të dëmtuara, aksidentet gjatë aktiviteteve sportive (mjekësi sportive), problemet e dorës, problemet e shpatullave, problemet e gjunjeve, problemet e shtylles kurrizore, sëmundjet muskulo-skeletore të fëmijërisë, onkologjia musculoskeletale.

Kur duhet të kërkoni një vizitë me ortopedin?

Çdo herë kur kemi të bëjmë me simptoma që paralajmërojnë për problemet e muskujve, kockave, tendinave, ligamenteve apo nervave.

Për rezervimin e termineve mund të na kontaktoni në:

☎️ 080090001 (Thirr pa pagesë)

🔸 Afër Terminalit Doganor dhe rrethit të Shqiponjës, Ferizaj

Artikull i sponsorizuar