Një person me inicialet F.A ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga goditja e dy automjeteve në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mbrëmë në mesnatë.
Ata gjithashtu kanë njoftuar se personi po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas aksidentit.
“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori F.A., i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./Koha.net/