Sot është dita më e lumtur për Albatrit Muqiqin, pasi ka provuar për herë të parë ndjesinë e të qenit baba. Ai dhe bashkëshortja e tij, Egzona, janë bërë prindër të një vogëlusheje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari nga Kosova në Instagram, duke zbuluar jo vetëm emrin, por edhe se si duket vogëlushja e tij. Amelia ka pozuar për herë të parë përballë aparatit duke bërë fytyrën më të bukur të një bebeje. Me siguri, fotoja e saj do të jetë gjëja më e ëmbël dhe e këndshme që do të shihni ditën e sotme.
Familja ka ruajtur një kujtim nga kjo ditë, një foto e shkrepur në maternitet, e cila do të mbetet një nga momentet më të bukura për të tre. Amelia nga sa mund të shihet në foto ka tiparet e babit të saj.
“Mirë se erdhe në jetë, vajza jonë Amelia! Falënderimi i takon Allahut”, -ka shkruar Albatri./Blitz.al/