Njihet jo vetëm për këndim por ajo jo rrallëherë është paraqitur edhe si aktore, derisa ajo ka një karrierë të suksesshme, ajo tashmë është nënë e një vajze.
Është kjo Ryva Kajtazi e cila ka qenë e ftuar në Prive ku ka folur për shumë gjëra në jetën e saj private dhe karrierën.
Ndonëse ajo ka një vajzë që e ka emëruar Dorela, e pyetur nëse planifikon një fëmijë tjetër, ajo ka thënë se me gjithë qejf, nëse Zoti e ka shkru.
Ryva ka shtuar se ka dëshirë që të paktën të ketë edhe një fëmijë.