Foshnjet zvarriten në thithë, sepse është pak më e ngrohtë se lëkura përreth, sugjerojnë gjetjet e reja.
Instinkti i gjetjes së thithës për t’u ushqyer është një fenomen me të cilin lindin të gjitha foshnjat.
Një nga arsyet pse ata gjejnë thithën e mamasë është se është më e ngrohtë se lëkura përreth, mendojnë ekspertët italianë.
E quajtur si “zvarritja e gjirit”, teoria mund të shpjegojë pse vetëm pas disa minutash, të porsalindurit disi hidhen në gjoks për t’u ushqyer.
Hulumtuesit kanë studiuar 41 nëna të reja, të cilët kishin lindur në Janar ose Shkurt të vitit 2015 raporton LiveScience, transmeton Gazeta Shneta.
Në spitalin ku u zhvillua eksperimenti, politika ishte që mamitë të lënë një të porsalindur në gjoksin e nënës për 15 minuta menjëherë pas lindjes për t’i ndihmuar asaj.
Nënat u ekzaminuam rreth gjashtë orë para lindjes, si dhe një dhe dy ditë pas lindjes së foshnjës.
Gjatë ekzaminimeve, hulumtuesit matën temperaturën e thithave të çdo mami, dhe temperaturën e pjesës tjetër të gjirit.
Dhe gjetjet treguan pak para lindjes, se thitha e një nëne ishte pak më e ngrohtë se e gjithë pjesa tjetër e saj – mesatarisht 0.2C më e nxehtë.
Studiuesit thanë se një mekanizëm mund të jetë përgjegjës për rritjen e temperaturës së thithës së mamas, ndërkohë që ftohë buzët e një fëmije.
Gjetjet u botuan në revistën Acta Paediatrica./Gazeta Shneta/