Fotografia më e mahnitshme e një fëmije të lindur në qeskën amniotike është shfaqur në mediat sociale.
Fotografia e rrallë është postuar në Instagram nga @thebirthhour. Fotoja tregon se foshnja e lindur me çeskën amniotike është e paprekur, ku shihen dy placenta dhe kordoni i kërthizës dukshëm.
The Birth Hour tha:
E kuqja është placenta e cila doli me fëmijën! Bluja është kordoni i kërthizës që del rreth shpatullës së foshnjës. Ju mund të shihni veshin e tij të shtypur!
Foshnja Dalton është një nga binjakët dhe ka lindur në 39 dhe vetëm gjysmë javë pas vëllait të tij, Deacon. Nëna e tij, e cila blogon në The Crunchy Twin Mom, shpjegoi në faqen e saj në Facebook
“Ishte një lindje në ujë… Kjo ishte menjëherë pasi ai lindi dhe para se të dilte në sipërfaqe të ujit. Është shumë e rrallë, por ndodh “.
Bebet që lindin me qeskë amniotike mendohet të kenë një fat të mirë, sipas mitologjive.
Në Romën e lashtë, kur lindte një fëmijë me qeskë amniotike mendohej të ishte një shenjë fati, përderisa në pjesët e tjera të botës gjatë kohërave antike, një bebe e tillë konsiderohej imun ndaj magjisë.