Keni probleme me shpinën? Bëni këtë ushtrim çdo ditë për 15 minuta

2017-05-01 në ora 09:14

Shumë prej nesh kanë probleme me mbajtjen drejt të shpinës dhe shpesh kemi dhimbje qafe dhe shpatullash pasi qëndrojmë të kërrusur.

Ne kërrusemi kur ulemi në karrige, kur ecim ose gjatë kohës kur përdorim telefonin dhe kjo përpos se na jep një pamje jo të këndshme, na shkakton edhe dhimbje.

Fizioterapistët na sjellin një ushtrim i cili do të na ndihmojë që të fitojmë një qëndrim të drejtë dhe ti themi lamtumirë dhimbjeve të qafës dhe të shpatullave.

1. Shtrihuni me bark

2. Vendosni pëllëmbët e duarve tek këmbët

3. Bashkoni këmbët bashkë

4. Ndërsa nxirrni frymën, ngrini kokën, gjoksin dhe pjesën e sipërme të barkut

5. Pozicioni i duarve dhe i këmbëve nuk duhet të ndryshojë

6. Merrni sërish frymë dhe kthehuni në pozicionin fillestar

7. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë

8. Ushtrimin duhet ta bëni gjithashtu 3 herë në javë që të vini re rezultate pozitive

Gjithashtu për ta pasur më të qartë, shihni videon e cila e ilustron shumë mirë këtë ushtrim që bën mrekulli.